– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të BE, në të cilën përshkroi një propozim për një certifikatë standarde dixhitale të vaksinimit Covid-19.
Mitsotakis vuri në dukje se sigurimi i rivendosjes sa më të shpejtë të mundshme të lirisë së lëvizjes brenda BE, por edhe me vendet e treta “është, domosdoshmërisht, një përparësi themelore për të gjithë ne”.
Për këtë arsye, shtoi ai, Greqia ka lëvizur me shpejtësi dhe ka zbatuar procedura për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve që janë vaksinuar kundër COVID-19.
Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, tha ai, ishte krijimi i një modeli standard se si të strukturohet një certifikatë e tillë, e cila do të provojë se personi specifik është vaksinuar me sukses, tha ai në letrën e tij.
Ai sqaroi se, ndërsa Greqia nuk ka ndërmend ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm ose një parakusht për udhëtimin, “personat që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të udhëtojnë”///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë