SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dialogu Turqi- Greqi/ Rama: Privilegj të gjendem mes dy miqve. Thjesht jam ndërtues urash, nuk jam negociator

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë televizive i pyetur në lidhje me rolin e tij në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë, se “ne me Greqinë kemi çështje të hapura, por jemi në progres. Ne me Greqinë diskutojmë, ne me Greqinë kemi vullnet për t’i zgjidhur çështjet. Dhe nga ana tjetër çfarë shqetësimi kanë këta që në një moment të caktuar, pa pritur e pakujtuar, si asnjëherë të paktën në memorien time, Shqipëria dhe kryeministri i saj japin një kontribut. Çfarë problemi ka këtu? Ku është halli këtu tani? Ku është e keqja juaj tani? Apo është gjithmonë ai fiksimi që si ta nxjerrim ne që Shqipëria është keq dhe që çdo gjë që bëhet ka një të keqe të madhe, që dhe po nuk u duk është aty ku s’duket. Kjo është hata e madhe”, tha Rama.

I pyetur nëse e pranon që po bën negociatorin mes Turqisë dhe Greqisë, Rama tha se, “unë nuk bëj asnjë koment për këtë, se nuk është as etike të bësh komente. Unë nuk kam asnjë mandat zyrtar për të bërë asgjë të tillë që të meritoj statuse të tilla, negociatori e zgjidhësi etj. Unë thjesht kam privilegjin që të gjendem mes dy miqve dhe në atë hapësirë të them fjalën time për një çështje shumë të madhe dhe të nxehtë mes tyre në diskutime me ta”.

I pyetur mbi shkrimin e “Bild” ku thuhet se kancelarja Merkel ka inkurajuar kryeministrin Rama në këtë proces për afrimin e Turqisë dhe Greqisë, Kryeministri u shpreh: “Pyesni Bild-in se unë me Bild-in kam dhe një konflikt interesi. Pyesni Bild-in”.

Rama tha se në shkrimin e “Bild”-it shkruhet edhe se “Rama është ndërtues urash”.

“Unë nuk dua të bëj komente mbi këtë çështje se nuk është etike. Di t’ju them kaq që pas 5 vjetësh që nuk uleshin për të rifilluar negociatat, bisedimet eksploratore që ishin kryer 60 raunde, nuk bëhej raundi i 61-të që duhet të bëhej në Stamboll, ky proces u zhbllokua. Dhe do të shkojë pala greke në Stamboll të vazhdojnë eksplorimin, të rifillojnë. Domethënë bëhen faktikisht 5 vjet”, tha Rama.///

error: