SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Si do të shkojë opozita në zgjedhje? Basha tregon taktikën: Ne kemi një preferencë të vetme…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi këtë të enjte gjatë emisionit Opinion se preferenca e selisë që ai drejton është që të shkojë me një listë të përbashkët si opozitë e bashkuar në zgjedhje.

“Ne kemi një preferencë të vetme, të gjithë. Jemi në fund të rakordimeve tona politike për të bërë atë që është e nevojshme në nivelin taktik, atë që Edi Rama dhe PS u mundua të zhbëjë me ndryshimin hileqare të 5 Tetorit që asnjë votë të mos shkojë kot. Ne do të shfaqim shumë shpejt taktikën tonë të 1 ose dy listave”, tha Basha.

Kreu i PD-së, deklaroi se vendimi strategjik i opozitës së bashkuar është që të shkojë si koalicion në zgjedhjet e ardhshme.

“Vendimi strategjik është një koalicion opozitar, një qasje e bashkuar që të ngërthejë jo thjesht dhe vetëm energjinë dhe fuqinë e koalicionit, por edhe të gjithë faktorët e tjerë shoqërorë që janë të bindur që po vjen ora për të larguar këtë qeveri”.///

error: