Një tjetër rast shokues i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar së fundmi në Ksamil.“Panorama.al” mëson se në datën 10 janar, policia e Sarandës ka vënë në pranga 40-vjecarin Elidon Xhaferri nga fshati Kalase i Delvines.
Xhaferri akuzohet se ka përdhunuar sistematikisht për 2 vite vajzën e gruas së tij në Ksamil, e cila tani është vetëm 14-vjeçe. Teksa në datën 12 janar autori i dyshuar ka dalë në gjykatë, e cila e ka lënë në “arrest me burg”, ngjarja është përpjekur të mbahet larg vëmendjes së mediave.
Kallëzimi në Polici është kryer nga nëna e vajzës dhe vetë e mitura. Kjo e fundit i ka rrëfyer gjithçka nënës së saj për abuzimin dy vjeçar.
Vajza denoncon se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, ndërsa rastet kanë ndodhur kur e ëma nuk ishte prezente në shtëpi dhe vëllai i vogël luante jashtë me shokët.
Më 4 janar e mitura deklaron se pasi i ka shpëtuar përdhunimit të njerkut të saj, ka shkuar në punë e mamasë për t’i treguar ngjarjen. Vajza deklaron se mamaja nuk kishte kohë të bisedonte dhe se kishte shkuar tek tezja e saj ku i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë lajmëruar nënën e vajzës.
Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por me pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Madje ai e ka kërcënuar atë se nëse e lë do të helmojë veten.
Xhaferri është person me precedente penale, pasi në vitin 2013 ai eshte arrestuar sebashku me gjyshin e vajzes se perdhunuar (babain e gruas) per plagosjen e rende me thike te shtetasit L. Gj ne Ksamil. Ngjarja asokohe ndodhi per motive te dobeta.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat