SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Mungesa e krahut të punës, prodhuesit e ullirit ankohen se nuk gjejnë punëtorë

Nga Viktor Avdia -Euronews.Albania//

Prodhimi i ullirit këtë sezon njohu një ndër vitet e tij më pozitive./Kultivuesit patën një prodhim në kufijtë e maksimales, duke shënuar rekordin më të mirë në dekadën e fundit. 

Por, prodhimi i bollshëm, nxori në pah një tjetër problematikë për të gjithë fermerët, mungesën e krahut të punës./Largimi i të rinjve në qytetet që kultivohet ulliri ka sjellë plakje të popullsisë, si dhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Ne kërkojmë punëtorë. Ne jemi plakur fëmijët na kanë ikur”, u shpreh një banor./“S’ka punëtorë që të shkundë ullirin, i shkundim ne si pleq, ku kemi ne fuqi. Ç’të bëjmë, nga halli e kemi”, tha një tjetër.

“Shumë vështirë të gjesh punëtorë sepse nuk ka të rinj, kanë mbetur vetëm shokët tanë”, tha një tjetër i moshuar.Përveç mungesës së punëtorëve, prodhuesit përballen dhe me mungesën e tregut.

“Sot që flasim unë në shtëpi mund të kem 13 kuintalë vaj të grumbulluar. E shesim me miq me shok por këtë vit kemi prodhim të shtuar”, u shpreh një tjetër prodhues ulliri.“Unë të paktën kam kërkuar punëtorë që në nëntor dhe nuk kam gjetur së nuk ka të rinj ikin jashtë”, tha një tjetër.

 Problematikat e prodhuesve pranohen edhe nga pushteti vendor.

“Faktikisht është e vështirë në kohën e sezonit të gjesh punëtorë. Ata vënë punojnë jashtë shtetit dhe nuk e marrin në konsideratë që këtu janë hapur shumë vende pune. Në këtë fshat që jemi në fshatin Rusan, në kohën e sezonit duhen deri në 100 punëtorë në ditë, vetëm në sektorin e ullirit pa marrë në konsideratë agrumet e tjera”, tha një tjetër.

Në vitin 1912, Shqipëria ka kultivuar 8.1 milionë rrënjë ulli, përfshirë trojet e tjera shqiptare, ndërsa në vitin 2020, ullishtaria arrin rreth 13 milionë.Por, rritja e prodhimit nuk është në proporcion me infrastrukturën dhe të rinjtë, nuk e shohin si një arsye më shumë për të qëndruar në vendin e tyre.//

error: