Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 parti aleate, dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë. Por mandate të sigurt në Qarkun e Tiranës synojnë edhe aleatët e tjerë Mediu i Republikanëve dhe Shpëtim Idrizi i PDIU, pretendimet e të cilëve janë më shumë se 1 kandidat.
Report Tv ka mësuar se çamët kërkojnë nga kryedemokrati Basha vend të sigurt edhe në Fier e Vlorë, por grupi negociator i ngritur në selinë për marrëveshjen me aleatët, duhet të llogarisë edhe pretendimet e Vangjel Dules të PBDNJ, i cili sipas të njëjtave burime, ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike. Ky i fundit pretendon Vlorën, por nuk i thotë jo, as vendit të sigurt në Korçë. Përfaqësim, ndonëse në lista jo të sigurta kërkon edhe në Gjirokastër.
Me qartësimin e pozicionit të krerëve të partive aleate në lista, Opozita e Bashkuar deklaron kështu zyrtarisht emrat e parë të kandidatëve të saj për deputetë. Vetë Lulzim Basha nuk ka përcaktuar se ku do të kandidojë, madje as nëse do shfrytëzojë hapësirën që i jep kodi i ri elektoral për të garuar në 4 zona zgjedhore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI