–Pas protestave te perseritura te Senicës, ka reaguar me mjete te renda ne terren firma ndertuese e rruges Kardhiq- Delvine per te hapur edhe rrugen qe e lidh fshatin me aksin e ri nacional .
Tubimi i banoreve seniciote kerkonte qe te mos injorohej fshati por te lidhej pikerisht me rrugen e aksit te ri nacional Kardhiq-Delvine.

Por protesta e perseritur duket se ka dhene rezultatin e saj dhe me ne fund, ekskavatoret dhe mjetet e renda te kompanise ndertuese aktualisht po hapin aktualisht trasene e rruges drejt fshatit Senice me nje gjatesi rreth 300 ml.


Tubuesit, seniciote te perfaqesuea nga kryetari i fshatit Spiro Çabiri, janë dëgjuar nga përfaqësues të firmës zbatuese të projektit të madh.
Nderkohe burime bashkiake nga Delvina bene te ditur se edhe kryebashkiakja Majlinda Qilimi dhe zevendesi i saj Filip Xuxi, kane dhene ndihmesen e tyre si pushtet vendor ne kete kontribut te kompanise ndertuese Kardhiq-Delvine, me vlera edhe per Senicen.

Pas hapjes së trasesë së rrugës lidhëse, do të bëhet edhe shtrimi i saj me beton drejt Senices, -vune ne dukje per Radion Saranda dhe SARANDANEWS.AL burime nga kryesia e fshatit Senice te konfirmuara edhe nga bashkia e Delvines.
Senica me resurset historike e natyrore, me objektet e kultit,et., pritet te behet se shpejti edhe nje destinacion turistik i munguar deri me sot edhe per shkka te mungeses se infrastruktures rrugore per turistet vendas po edhe ate te huaj te cilet frekuntojne hapesirat turistike jugore: Sarande-Butrint-Bregdet-Gjirokaster .///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit