– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e martë parashikohet me diell dhe me ulje temperaturash nën minus në të gjithë territorin e vendit.
Parashikohen vranësira të pakta kalimtare në relievet malore, ndërsa mjegull e dendur do të jetë prezent nëpër lugina në orët e mëngjesit deri në orët e para të ditës.
Gjithashtu, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore në relievet malore dhe ato kodrinore.
Era do të fryjë, me drejtim verilindje -veriperëndim 1-12m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -4/7 | diell |
| Kukës | -5/5 | diell |
| Lezhë | -2/7 | diell |
| Dibër | -9/2 | diell |
| Durrës | -2/7 | diell |
| Tiranë | -3/8 | diell |
| Elbasan | -5/7 | diell |
| Berat | -6/10 | diell |
| Vlorë | -1/10 | diell |
| Korcë | -12/-1 | diell |
| Gjirokastër | -6/7 | diell |
| Sarandë | -2/11 | diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI