/21/01/2021// Ka nisur sot ne Volloder, puna për ngritjen e Qendrës së Riciklimit të mbetjeve në Sarandë, financim i bashkepunimit ekonomikt gjerman.GIZ .
Ne nje takim pune te organizuar me pare ne bashkine e Sarandes, kryebashkiaku Adrian Gurma dhe Christine Koenig, drejtore e projektit DKTI-2 te programit GIZ kane diskutuar ne prani te medias hollesira te invesitmit mbi rendesine e ngritjes se nje qendre ricikluese te mbetjeve ne kete bashki me problematika te menaxhimit te mbetjeve dhe sfidat e mbipopullimiot gjate sezoneve turistike.

Gurma falenderoi drejtoren e projektit DKTI-2 Christine Koenig, per vemendjen qe po tregojne per qytetin turistik te Saeranden ne fushen e riciklimit te mbetjeve. “Du t’ju siguroj-tha kreu i bashkise Gurma se bashkeopunimi midis bashkise Sarande dhe GIZ do te jete ne nivelet me te larta”

Ai ka vlerësuar projektin dhe investimin për Qendrën e Riciklimit, si një mundësi për të pasur qasje të re e mentalitet të ri në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, sidomos në kushtet e sezonit, kur ato 3-4 fishohen, çka do të na bëjë edhe më miqësorë me mjedisin.
Nga ana e saj Christine Koenig, u shpreh: “Duke pare ecurine e kesaj Qendre GIZ do te mbeshtese me tej bashkine per ngritjen dhe funksionimin e te gjithe skemes se grumbullimit dhe te perpunimit te mbetjeve urbane ne qytetin turistik te Sarandes”.

Projektit DKTI-2 i GIZ ne Sarande ka nje kosto financimi prej 50 mije euro Ai perfshin ngritjen e Qendres se Riciklimit ne Volloder ku do te grumbullohen e perpunohen kryesisht plastike, leter e karton, kanaçe alumini, mbetje te vajrave ushqimore, mbetjet elektronike, që kane mundesi per t’u ricikluar nga industria perpunuese vendase. Projekti parashikon edhe vendosjen e koshave të dedikuar në shkolla, në sheshe e shetiore, pranë marketeve të pikave të ndryshme turistike, etj.,

Te enjten ne Violloder në një territor prej rreth 6.000 m2, nisen punimet ne terren per këtë investim. Qendra do të shërbejë për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme, presimin e tyre dhe pergatitjen per tregun e perpunuesve. Me nje financim tjeter me mbi 16 mije euro tjera tjera GIZ ne Sarande do te financoje edhe makineritë, trajnimin e punonjësve që do të operojnë këtë fushë si dhe infrastruktura sekondare.
Sipas burimeve te GIZ ndërtimi i Qendrës së Riciklimit në Sarandë pritet të përfundojë në fund të muajit prill. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata