Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj pas inspektimit te zonave ne afersi të lumit Vjosa ne Vlore, sot ka para nga afër situatën në urën e rrëzuar të Kanalit “Thoma Filipeu” ne bashkine e Finqit.
I shqëruar nga nje grup specialistesh dhe perfaqesues te bashkise Finiq, Mamaj u shpreh se “Prefektura do te ndjekë nga afër ecurinë e një projekti për riparimin e dëmit të shkaktuar nga reshjet e fundit me synimin që vepra ujitëse të jetë gati në një kohë sa më të shkurtër.”
Një pjesë e urekanalit të vepres ujitëse “Thoma Filipeu” në bashkinë e Delvinës u rrëzua një ditë më pare pas reshjeve të pandërprera të shiut të ditëve të fundit.
Nevojën e riparimit sa më të shpejët të dëmit të shkaktuar në Kanalin Thoma Filipeu” e shprehu një ditë më parë edhe kryebashkiakui I Finiqi Kristo Kiço I cili e vlerësoi vepren ujitëse si “shumë jetike për banoret e dhjetra fshatrave|”


“Kanali “Thoma Filipeu” me gjatesi 15 km u ndertua pergjate viteve 1962-1967 dhe ka nje kapacitete ujites per 2270 ha.
Thoma Filipeu nga Leusa e Permetit, eshte emri i njerit nga inxhinieret projektues te vepres ujitese. Filipeu, eshtë autor dhe bashkëautor i disa projekteve ku veçohet kanali ujitës Bistricë-Vagalat që është një nga veprat më të mëdha ujitëse ndërtuar në vitet ’60 .///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI