Eshte arrestuar nje 19 vjecar pasi aksidentoi me vdekje dy dite me pare efektivin e policise ne Vlore.
Sipas specialistëve te Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Papërgjegjshmëria i mori jetën efektivit të policisë .Gazetari zbardh dinamikën e aksidentit që u shënua mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku mbeti i vdekur
56 –vjeçari Nuri Malaj. ishte pjese e efektivave te policisë së rendit në komisariatin e Vlorës. Ka qene ora 21:45 kur ai doli nga shtëpia për të shkuar drejt komisariatit në punë për të marrë turnin.
Por pranë rrethrrotullimit të Nartës një makinë tip “BMW” i drejtuar nga A. Veliu i preu rrugën duke e goditur. Përplasja ishte fatale për efektivin që ndërroi jetë në vend.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI