Alpet dhe Lugina e Vjosës shpallen Zona të Mbrojtura.
Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedist Blendi Klosi në një takimin e zhvilluar për standartizimin e shtigjeve turistike në zonat e mbrojtura.
“Vendimet e fundit të Agjencisë Kombëtare të Territorit e shtuan sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura. Tashmë jemi në një sipërfaqe më të gjerë me Alpet e Shqipërisë të mbrojtura nga kjo Agjenci. Vendimet në unanim të institucionave shtetërore mbrojnë zona të tëra ku padyshim një nga ato më të debatuarat është e gjithë Lugina e Lumit Vjosë, e cila tashmë është një zonë e mbrojtur”, – tha Klosi.
Ministri Klosi u shpreh se “është një park kombëtar i menaxhuar me rregullat e parkut kombëtar duke hequr debatin që vazhdon të jetë në media për politika të caktuara duke garantuar opinionin publik se vendimi fundit i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit e përcakton në bazë të propozimit të ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe e mbrojtur nga Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë Parkun e Vjosës të gjithë nga kufiri i sipërm me Greqinë deri në derdhjen e saj në det një peisazh i mbrojtur një zonë e mbrojtur një vlerë unikale të mjedisit shqiptar”.
Të gjitha Zonat e Mbrojtura janë rishikuar duke u përmbledhur në një studim, i cili është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe pritet së shpejti të miratohet në Qeveri. Zonat e Mbrojtura do të shtohen me Parkun e Alpeve dhe të Vjosës.
Ndërkohë Zëvendëspërfaqësuesi i Përgjithshëm, Nuno Queiros theksoi punën që po bëhet në zonat e mbrojtura.
“Projekti i UNDP në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (NAPA) kontribuon në objektivin afatgjatë për: të sigurojnë burime financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe afatgjata për zonat e mbrojtura, të alokojë këto burime në kohën e duhur; dhe të sigurojnë që zonat e mbrojtura të menaxhohen në mënyrë efektive dhe efikase në lidhje me ruajtjen dhe objektivat e tjerë plotësues”, tha Queiros./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI