-Mbetjet urbane te Sarandes që depozitohen aktualisht në landfillin e Bajkajt, do te ndahen me pare ne burim për t’u ricikluar ne Qendrën e Riciklimit ne Volloder.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Bledi Klosi deklaroi te premten nga Saranda duke inspektuar punimet per ngritjen e impianit te riciklimit ne Volloder , se “Bashkite turistike e kane emergjente çeshtjen e trajtimit te mbetejeve.” Gjate ketij inspektimi Klosi shoqerohej nga deputeti i PS Alket Hyseni dhe kryetari i bashkise Sarande, Adrian Gurma.
”Është fakt që bashkia i depoziton mbetjet urbane në landfillin e ri të Bajkajt që është një nga landfilldet me të gjithë standardet mjedisore por ky trajtim, nuk është i mjaftueshëm pasi është shumë e nevojshme që në këtë pikë të përzgjedhur nga Bashkia, të kemi trajtim ndryshe te mbetjeve të riciklueshme.-tha Klosi.
Sipas tij, “Eshtë një nga parimet dhe gjtihë ekonomitë që trajtojnë mbetjet urbane në çdo vend të Bashkimit Evropian që mbetjet nuk janë një problem për bashkitë por janë dhe një burim të ardhurash. Prandaj bashkia e Sarandës e mbështetur nga Projekti GIZ realizoi këtu një impiant të riciklimit të gjithë mbetjeve të riciklueshme të prodhuara nga qytetarët e kësaj bashkie por dhe nga sezoni turistik për të pasur një mundësi, që këto mbetje të rikthehen në një të ardhur për vet bashkitë”, tha Ministri Blendi Klosi në këtë takim.

Kjo zonë prodhon 9 mijë ton mbetje, 27 për qind të riciklueshme. Pritet që ndërtimi i Qendrës së Riciklimit ne periferi te Sarandes, me financim te GTZ te perfundoje gjate muajit prill. Bashkia deri në fund të vitit do të mund t’i grumbullojë e përpunojë mbetjet e riciklueshme.

Duke folur nga Voloderi i sarandes ku po punohet per ngritjen e Qendres se Riciklimit te mbetjeve, Klosi vuri ne dukje : “Mendoj se do të jetë një projekt pilot shumë interesant për t’u parë dhe nga bashkitë e tjera sidomos nga bashkitë e zonës turistike që e kanë shumë të nevojshme që në pikun e sezonit, mbetjet e prodhuara që në masën më të madhe janë mbetje të riciklueshme të mos shkojnë dëm por të ritrajtohen dhe të prodhojnë të ardhura për bashkitë zotëruese të tyre”, tha Klosi.

Ky projekt është shumë I rëndësishëm për zonat bregdetare. -vuri ne dukje me tej Ministri. Ai permendi se “Një tjetër impiant ka nisur punimet në Qafë Vishë të Himarës, projekt I mbështetur gjithashtu nga GIZ.
Deputeti Alket Hyseni. vuri ne dukje se “Saranda është përherë në avagardën e qyteteve të tjera edhe se është mbretëresha e turizmit, por për këtë jemi të vonuar. Një orë e më parë duhet të fillojmë të mendojmë për të mbrojtur natyrën e cila na jep shumë gjëra por nuk absorbon dot çdo gjë që ne prodhojmë dhe ka ardhur koha që ato që natyra nuk I absorbon vet, ne duhet të mendojmë për t’i grumbulluar dhe për t’i ricikluar në mënyrë që dëmi që I bëjmë natyrës të jetë gjtihnjë e më I pakët në mënyrë që Saranda turistike të mos ndosi vetvehten. “

Ky ësht ënjë hap shumë I rëndëishëm dhe jam I bindur që do të vazhdojë me fazën e dytë për të kaluar në fund atje ku ne duam në një Sarandë të gjelbër e cila konsumon shumë gjera por që nuk I përplas ato në natyrë dhe nuk I gropos dot ato. Në këtë mënyrë, besoj se e bëjmë dhe më atraktive Sarandën për turistët dhe besoj do të kemi dhe një vit turistik shumë më të mbarë se ai që kaluam”, tha deputeti Hyseni,.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit