Ministria e Brendshme njoftoi sot qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe nesër, datë 30 janar 2021.
Ministria e Brendshme fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.
MB rikujton se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.
Gjithashtu, MB njofton qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në fund të prillit 2021.///
ME SHUME LAJME
Llogora. Shuhet plotësisht vatra e zjarrit mbi tunel
“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord