Ne nje njoftim familjar behet e ditur se eshte ndare sot nga jeta Sokrat Papadhopulli, intelektual i shquar gjirokastrit, njeri poliedrik, gazetar e erudit pasionant me origjine nga Dhuvjani i Dropullit.
“Gjirokastraonline” shkruan lidhur me kete humbje/:
E humben dhe legjenden e mendimit intelektual dhe njerezor, Sokrat Papadhopullin,njeriun fisnik, I dashur dhe i mire me te gjithe. qe tani e tutje nuk do ta shohim me ne Qafen e Pazarit, ne 18 shtatori, ne stadiumin e qytetit….

Iku duke lene pas emer, mencuri dhe dashuri…
Ngushëllimet më të thella familjes, bashkëshortes Zhulieta, vajzave Ioanna dhe Amalia si dhe vëllait të tij Emilio!Sokrat i dashur,lamtumire, u prehsh ne paqe o njeri i lire i mendimit te lire!
Poeti, gazetari dhe studjuesi Gezim Basha shprehet per Papadhopullin:
“ Sokrat Papadhopulli, një fisnik i rrallë, intelektual klasi, iluminist dhe humanist i madh, e varfëroi me ijken e tij Gjirokastrën, Dropullin dhe të gjithë Shqipërinë. Matematicien me dhunti të rralla, para të cilit përuleshin profesorët, ai kontribuoi për shumë dekada në arsim duke manifestuar modestinë e njeriut të madh që punonte pa u lodhur, afër njerëzve dhe larg krekosjes akademike. Ndër komentatorët sportivë më elegantë të shtypit Shqiptar, enciklopedist i futbollit, shkrimet e frymëzuara të Sokrat Papadhopullit na bënin ta donim edhe më shumë ekipin tonë simpatik, Luftëtarin e Gjirokastres. Jeta e ti mbetet shembull i mundësisë mendore dhe shpirtërore për të qenë njëherësh Shqiptar dhe Grek, minoritar dhe gjirokastrit, duke ruajtur thelbin e patjetërsueshëm njerëzor. Personalitet i rrallë dhe i madh, që do të na mungojë! U prehtë në paqe!καλό ταξίδι.!”
Ylli Asllani, Ish kryetari i Bashkise Gjirokaster, Keshilltar ne Presidence, shprehet:
“Një mësues i talentuar, intelektual e qytetar brilant dhe një shpirt që rrahu deri në fund për të mirën e përgjithshme! Edhe pse kurë nuk pati ofiqe me humorin dhe kulturën e vet i dha tonin jetës së gjirokastrite! U prehtë në paqen e përjetshme Prof. Sokrat Papallopulli!”//R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI