%
ÇELET KËNDI ARKIVOR I SARANDËS Të “gërmosh” dhe të marrësh dokumenta arkivore nga Saranda, njësoj sikur të jesh në Tiranë. Këtë bën të mundur këndi arkivor I çelur sot në mjediet e Bilbiotekës “Bilal Xhaferri” në qytetin e Sarandës. Për këtë janë instaluar dy kompjutera në dispozicion të të interesuarve për dokumenta arkivore,
” Saranda është një qytet që e ka kulturën në AND e vet dhe ky kënd shkurton distancën me Tiranën, falë bashkëpunimit me Bashkinë e qytetit- tha ne Sarande gjate promovimit te Kendit Arkivor Drejtori I Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido, në vlerësimin e të cilit Saranda është në prioritetin e listës së 100 qyteteve ku frymon shqiptaria dhe ku do të shtrihet ky shërbim,
Ky kënd Arkivor është konkretizimi I një projekti të ri bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjitshme të Arkivave dhe Bashkisë së Sarandës.
Kryebashkiaku Adrian Gurma, duke falenderuar për këtë mundësi të re, vlerësoi faktin që Saranda I shtohet hartës së qyteteve që e kanë këtë shërbim dhe akses ndaj arkivave, që përbën një lehtësi jo vetëm për studjuesit, por edhe për qytetarët që duan të aksesojnë shërbimet e arkivit të ështetit.
Këndi u vihet në dispozicion të interesuarve dhe të pasionuarve pas arkivave, të navigojnë në fondin e 2 milionë dosjeve të arkivit të shtetit dhe të përzgjedhin e të porositin për të patur në dispozixion të printuar brenda një kohe të shkurtër dokumentin original që kërkojnë.
Hapja e këndit Arkivor të Sarandës, që u vjen në ndihmë studjuesvee hulumtuesve të arkivave, po edhe kureshtarëve, u konsiderua një hap I parë I bashkëpunimit intensiv që pritet të shoqërojë vitin 2021, që është vit i 100-vjetorit të Bashkisë së Sarandës.
Në çeljen promovuese të Këndit Arkivor të Sarandës, u tha se Saranda do të ketë inspektorin e vet arkivor në dispozicion të qytetarëve që do të përdorin Këndin Arkvivor, pavarësisht se nuk është qendër qarku.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”