SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zhvillimi i porteve turistike/ Porto Palermo, xhevahiri më i shkëlqyeshëm i kurorës

Kryeministri Edi Rama deklaroi te shtunen se ndërtimi i porteve turistike do të krijojë një zinxhir ekonomik që vjen nga deti, gjë që më parë ka munguar.

Nga Saranda, ku po inspektonte një sërë investimesh që po kryhen, Rama foli për rëndësinë e zhvillimit të porteve turistike, ndërsa bëri të ditur se qeveria prej kohësh ka angazhuar një arkitekt francez për projekt-ide për zhvillimin e Porto Palermos.

“Ndërtimi i një porti turistik është një bekim për ekonominë e zonës, pasi sot për sot e gjithë ekonomia është e fokusuar në portin e mallrave, por nuk kemi atë që do të sjellë porti turistik me jahtet, me turizmin elitar në një zonë krejtësisht të re që do të ndërtohet aty, dhe gjithë punësimin që sjellë ky investim”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se kthimi i gjithë asaj zone në një parkim gjithë vjetor për jahtet sjell vetvetiu një numër të konsiderueshëm njerëzish që bëhen pjesë e qytetit.

“Ata të cilët kujdesen për jahtet, janë konsumatorë në qytet, do të jetojnë këtu si të thuash, janë turistë permanent, pasi numri i jahteve që do të parkojnë aty shkon në rreth 400 në vit. Numri minimal i ekuipazhit prej 2-3 personash për jaht e çon në gati 2 mijë numrin e të huajve që do të jetojnë në qytet, do të konsumojnë në bare, restorante apo në atraksionet e qytetit”, deklaroi Rama.

Ky, vuri në dukje kreu i qeverisë, është potenciali që ne flasim, ajo që quajmë ekonomia blu që sapo po fillojmë ta shfrytëzojmë.

“Kemi portin turistik të Sarandës, Vlorës dhe Durrësit që do të ndërtohet nga kompania “Emaar”. Janë të paktën 3 stacione që janë kryesore dhe krijojnë një zinxhir ekonomik që vjen nga deti dhe jo nga toka, gjë që më parë ka munguar”, informoi kryeministri.

Kryeministri theksoi se kemi nisur të përpunojmë edhe një projekt për Shëngjinin. “Por do të shikohet edhe porti i Himarës, edhe pse është dimension më i vogël, mund të jetë pjesë e infrastrukturës me një përmasë më modeste, por që mund t’i japë një energji pozitive edhe asaj zone”, deklaroi Rama.

Rama foli edhe për zhvillimin e Porto Palermos, që e cilësoi si xhevahirin më të shndritshëm i kurorës.

“Porto Palermo, është xhevahiri më i shkëlqyeshëm i kurorës. Aty jemi të kujdesshëm. Kemi përfshirë prej disa kohësh arkitektin e famshëm francez, Philippe Starck për të dhënë një alternativë zhvillimi ekologjike. Është punuar intensivisht. Arkitekti ka premtuar se së shpejti do të dalë me disa konkluzione. Por aty kemi qenë shumë të kujdesshëm, pasi ajo është gjëja më e bukur që mund të bëjë Shqipëria dhe midis gjithë këtyre aseteve që ka Shqipëria, ajo është dhurata më bujare që i ka bërë natyra bregdetit tonë. Kjo zonë ka vlerë edhe nga pikëpamja historike me kështjellën e dashurisë dhe xhelozisë së Ali Pashës që kyçi brenda Vasiliqinë se nuk donte ta shikonin të tjerët. Edhe me tunelin e nëndetëseve. Ajo është një zonë që duhet të preket me shumë kujdes, nëse preket”, deklaroi Rama..//atsh///

error: