Kryeministri i vendit Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët për shëndetësinë deklaroi se ka sinjale të arsyeshme se në vend kanë hyrë variantet e reja të Covid pa specifikuar raste konkrete.
Rama tha po ashtu se janë shtuar shtrimet në spitale edhe në mosha të reja, duke e vënë theksin tek zbatimi i rregullave. Ndryshe, mund të kthehemi tek masat e forta kufizuese.
“Kemi sinjale te arsyeshme se në Shqipëri kanë hyrë variante të reja të covid 19…kemi rritje tw infektimeve edhe në grupmoshat e reja. Jemi shumw të motivuar të bëjmë çdo gjë si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese. Për ketë duhet motivim i gjithsecilit. Ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re me numra që u rritën në mënyrë dramatike po reflektohet tani edhe këtu.
Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të komitetit teknik funksionojnë, por që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar. Është vënë re një shkelje rregullash kohët e fundit, është e papërgjegjshme që edhe politikanët i shkelin rregullat nëpër grumbullime”,- tha Rama.
Kryeministri paralajmëroi shtimin e gjobave për bizneset, lokalet apo qendrat tregtare. Ai tha se ditët në vijim vlera e gjobës do të rritet dhe nuk do të kursehet askush.
“Nuk do të lejojmë që lokalet të kthehen në vatra ku kërcen Covidi me muzikë” – deklaroi Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI