Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria më 21 janar për mosrespektimin e masave antiCOVID, ka bërë që Rusia të kundërpërgjigjet duke shpallur si ” persona Non- grata” sekretarin e ambasadës shqiptare në Rusi.
Ministria e Jashtme ruse tha se diplomatit shqiptar i është dhënë një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga vendi. Vendimi është bërë i ditur pas takimit të mbajtur gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Jashtme ruse me ambasadorin shqiptar Arben Gazioni.
Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Shqipërisë u tensionuan dukshëm pas dëbimit të diplomatit rus në 21 janar për shkelje të rregullave anti-COVID, vendim që u konsiderua si justifikim nga pala ruse. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI