-Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ritheksoi sot rëndësinë e pastërtisë së kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim ka publikuar edhe deklaratën e Departamentit të Shtetit në vitin 2018, ku theksohej se deputetit Tom Doshi i refuzohet hyrja për në SHBA, pasi ishte përfshirë në korrupsion.
Kim thekson se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit të SHBA pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq. https://bit.ly/3a0Goas “, thekson ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit