SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëria mbyllet javën tjetër? Vjen lajmi nga zv.ministrja Eugena Tomini

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.

PYETJA: Po diskutohet rimbyllja e Shqipërisë?

EUGENA TOMINI: Sigurisht që masat, nëse ka qenë një lloj sensibilizimi edhe për maskën, edhe për protokollet e sigurisë, ka qenë marrëveshje ndërgjegjësimi mes strukturave dhe institucioneve monitoruese. Nëse nuk do shihet ky zbatim i protokollit, do të ndërveprohet me gjoba administrative ndaj tyre. Nëse nuk do të kenë efekt, është pika e fundit drejt kufizimeve.

PYETJA: Mund të shkohet tek ndryshimi i orës policore?

EUGENA TOMINI: Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme. Përgjigja shëndetësore është në situatë alerti. Pra për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë. Peshojnë të dyja krahët.///

error: