Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se, vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa. Mot parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën jugore dhe qendrore.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në jug dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën veriore, ku reshjet e shiut janë të vazhdueshme. Në pjesën qendrore nuk do të ketë reshje shiu. Do ketë prezencë bore në majat e maleve në veri e verilindje.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do jetë me rrahje dhe intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 20-25 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-7 me lartësi vale 1.8-3.8 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/17 | re shi |
| Kukës | 5/16 | re shi |
| Lezhë | 9/18 | re shi |
| Dibër | 3/13 | re |
| Durrës | 7/19 | re shi |
| Tiranë | 8/18 | re diell |
| Elbasan | 7/15 | re diell |
| Berat | 7/19 | re diell |
| Vlorë | 11/19 | re shi |
| Korcë | 3/15 | re diell |
| Gjirokastër | 4/18 | re shi |
| Sarandë | 7/18 | re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI