Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, programin Rinia Fiton.
“Ndalje e largimit të të rinjve, reformë në çdo hallkë të arsimit, mbështetje financiare për studentët nga familjet e varfra”,– janë kryefjalë e programit tha Basha.
“Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave”,- shprehet Basha.
“Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo të përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj”,- tha Basha.
“Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre. – vijon Basha. “Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës”,- shprehet Basha.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit