SARANDE/ Pas lajmit të trishtë për ndarjen e papritir nga jeta të Hariz Mëmës, kryetarit te Deges se Partise Demokratike te Sarandë, shprehen miq e politikanë. SARANDANEWS.AL zgjodhi disa prej qindra ngushellimeve te cilat vazhdojne …..
Ajet Duka/ DELVINE, Artist Popullor , Grupi i mirenjohur polifonik “Kaonet”:
“Me lote ne sy ,e me duar te dridhura,po te shkruaj,lamtumire vellai im Hariz.Te qofte dheu i lehet,kudo kemi perpara dashurin dhe buzeqeshjen tende.Me pikellove pa mas vellai im.”
Lulzim Basha, Kryetar i Partise Demokratike:
–Lajm i pabesueshëm ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Hariz Mëma. Jam i tronditur dhe pikëlluar pa fund kur mora lajmin se rruga e tij u ndërpre sot papritur, dhe turravrapi i tij i zakonshëm u ndal përgjithmonë, pikërisht teksa ishte në kulmin e energjisë dhe dinamikës së tij të pandalshme.Harizi fitoi betejën me Covidin por sot mori një goditje në zemër. Mendimet dhe lutjet e mija janë me bashkëshorten Teuta, vajzën Brikenën dhe dy djemtë Sinanin dhe Johanin, të cilëve ju gjendem pranë me gurin e rëndë të dhimbjes në zemër, me ngushëllimet e mija më të ndjera. Kjo është një humbje e madhe për komunitetin e Sarandës ku ai ka dhënë kaq shumë si sipërmarrës, si kryetar i shoqatës Labëria, dhe një qytetar zemërmadh dhe i përkushtuar për komunitetin dhe bashkëqytetarët e tij. Kjo është edhe një humbje shumë e rëndë për ne, për demokratët, ku ai prej dy mandatesh drejtoi me sukses degën e Sarandës, dhe për mua personalisht që kam humbur një mik të rrallë dhe bashkëluftëtarin e papepur të kaq shumë betejave. Do ta kujtojmë si përherë, fjalëpak e punëshumë, të vendosur, të dashur, të fortë dhe të qeshur.U prehsh në paqe mik i shtrenjtë!
Alket Hyseni. Deputet :
” Lajm i trishtueshëm për humbjen e jetes së z. Hariz Mema. Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë. Marr pjesë në dhimbjen e familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!“/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI