SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sot u nda nga jeta Lefter Çipa, poeti i shquar i këngës himariote, trashegimia e te cilit ështe pasuri kombëtare

-Pas një semundje te rende sot u nga jeta ne moshën 79 vjeç,Lefter Çipa, poeti i shquar i këngës himariote.

Lefter Çipa, rubini i vargjeve te mrekullueshme te 1250 kengeve ne qindra skenave brenda e jashte vendit dhe autori i 18 librave me poezi, u nda nga jeta pas nje beteje te gjate me semundjen, nen kujdesin e perhershem te familjes se tij te mrekullueshme.

Trashëgimia kulturore e Lefter Çipës, konsiderohet si pasuri kombëtare.

Ndër librat e autorit janë : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”, etj,

Sipas studjuesve Lefter Çipa eshte  ndër etnofolkloristët më të shquar të trashëgimisë kulturore, ndër poetët më interesantë e poet atipik, me botën dhe profilin e tij, sa rebel si stuhia e malit, aq të dhembshuruar si loti i detit.

Poezia e Lefter Çipës të kujton më së pari kangjeljet e Jeronim De Radës, që janë poezi dhe këngë njëherësh. Çipa dhe kënga kanë lidhje të dyanshme, si një binom. Nuk mund të kuptohen dot pa njeri-tjetrin. Me këngën e fuqishme piluriote Lefteri është binjak.,

Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.

Poezite e tij të këngëzuara e kanë vendin te flamuri me shtizë. “Virgjërimi i vjershërimit zgjon kompozitorin nga gjumi për të hedhur notat në pentagram.

Ai ligjëroi në kuvendet me miqtë, në brigjet e Jonit, “përkarshi detit të kaltër” te ballkoni i shtëpisë së tij bujare me flamur kombëtar në Himarë. për folkoristikën, etnologjinë, letërsinë, sociolinguistikën e shkenca të tjera humane. Por … njerëzit janë të ikshëm … Edhe të mëdhenjtë. Vepra u ngelet. “Ku peshon më shumë guri?!” – shtron pyetjen retorike vetë Lefteri në një nga këngët e tij të hershme e më të bukurat …


Sipas studjuesve, në opusin e trashëgimisë kulturore të vjershëtorit kombëtar, bardit të madh të këngës polifonike të Bregut, Lefter Çipa përfshihen dorëshkrimet e autorit dhe fonoteka e tij unikale, që janë vërtet pasuri kombëtare. Shumë visare të shpirtit, mendjes, penës, zemrës, të gjakut të tij, të Grupit të Pilurit, grupeve apo këngëtarëve të tjerë, tekstet e kënduara të të cilëve kanë firmën e tij të pentagramtë, ende s’janë bërë të njohura për botën e kulturës shqiptare. Ato që ende s’dihen nga arkivi dhe fondi i Lefter Çipës në Himarë, janë të barabarta me një muze, qe pritet te studjohen nder vite.

SARANDANEWS.AL shpreh sot dhimbjen dhe ngushellimet per familjaret e Lefter Çipës///

error: