Situata e Covid-19 në Sarandë karakterizohet nga një rënie e lehtë ë fluksit të të prekurve ditët e fundit.
Kjo u bë e ditur për SARANDANWS.AL ” nga shefi i laboratorit të epidemiologjisë, dr.Miltiadh Çondi.
I pyetur për pikun prej 90 rastesh pak ditë më parë, dr. Çondi vuri në dukje se “Kjo shifër ishte për dy ditë të marra së bashku, ndërsa mesatarja e ditëve të fundit luhatet rreth 25-35 raste”.

Por ai theksoi se është i zhgënjyer nga shkujdesja dhe qytetaria e banoreve të Sarandes për vlerësimin me seriozitet të masave mbrojtëse antiCovid.
Lidhur me mbylljen e gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë, dr.Miltiadh Çondi.tha : “Po përpiqem ta shtyje hapjen për të shmangur sa të jetë e mundur përhapjen e Covid -19 në Sarandë dhe për këtë, duhet të na mirëkuptojnë të rinjtë, trupa pedagogjike dhe familjet e nxënësve hasantahsinas”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI