–10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.
Ky eshte iventari i “depos se armatimit” ne fshatin malor te Dhrovjanit ne bashkine e Finiqit. Pas burimeve informative, policia ka qelluar ne shenje! Operacioni policor ishte koduar “Dhrovjani” dhe u inicua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”.

Buirme zyrtare te policise theksuan se per arsenalin e armëve dhe municionin luftarak i cili u sekuestrua menjehere; eshte bere arrestimi në flagrance i një 37-vjeçari, nderkohe qe eshte shpallur në kërkim i ati i tij.

Policia sqaroi se “Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në banesën e një shtetasi në fshatin “Dhrovjan”, Finiq, ishte fshehur një arsenal armësh, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dhrovjani”:..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
I “fshehur” midis maleve, Dhrovjani, fshat i qete me fare pak banore nuk ishte me pare ne “axhenden” e luftes kunder krimeve dhe veprave penale ne pergjithesi. Por duket se “oazi” i qete ka sherbyer si nje “ferrë e vogel” ku fshihej “lepuri” i madh….!///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI