Greqia do të komunikojë masat e reja anti-COVID ditën e hënë, nga ku pritet të shtrëngohen kufizimet. Prej 1 marsit deri në 8 ose 15 mars, është parashikuar që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës do të reduktohet numri i qytetarëve që do të kalojnë.
Nga 700 që është numri i lejuar deri më tani do të shkojë në 400 në ditë. Po ashtu edhe ditët e karantinimit për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.
Mësohet gjithashtu se orari i lëvizjes pritet të të reduktohet duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot. ///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?