-Është luajtur ditën e sotme ndeshja mes ekipeve të femrave Tirana AS – Teuta, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës e Shqipërisë, që përfundoi me fitoren 6-0.
Teuta vinte në këtë ndeshje pas një fitoreje të thellë që mori në Durrës ndaj Skënderbeut, por nuk ia doli të kalonte në gjysmëfinale, me vajzat e Tirana AS që u treguan më të forta dhe arritën të shënonin 6 herë në portën e durrsakeve.
Ndeshja nisi kërkuese nga të dyja palët, me raste që nuk munguan dhe goli i parë erdhi shumë shpejt me Estele Goufram, që shënoi në minutën e pestë për Tirana AS duke kaluar në avantazh kryeqytetaset. Tre minuta më vonë, Troka shënon golin e dytë për Tirana AS, duke e dërguar rezultatin në 2-0. Pavarësisht rasteve që patën të dyja skuadrat, pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.
Pjesa e dytë nisi e vrullshme, me Teutën që kërkoi disa herë të ngushtonte rezultatin por pa fat. Në minutën e 69-të Mei shënon golin e tretë për Tirana AS, ndërsa dy minuta më vonë, Koldashi shënon të katërtin gol, duke thelluar rezultatin me shifrat 4-0. Kotaria shënon golin e pestë në minutën e 75-të, ndërsa Koldashi përmes pikës së bardhë të penalltisë shënon golin e dytë personal dhe të fundit për tiranaset, duke vulosur rezultatin me shifrat 6-0.
Tirana AS bëhet kështu gjysmëfinalistja e dytë e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për femra, pas Vllaznisë që mundi javën e kaluar Juban Danjën në Shkodër.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI