Statusi i Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) për Biznesin, është një tjetër lehtësi që i ofrohet sipërmarrjeve në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Gent Gazheli dhe punonjësit e Degës Doganore Sarandë, diskutuan për mundësitë dhe ndërgjegjësimin e bizneseve për marrjen e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar OEA.
“Me ofrimin e statusit OEA, reduktojmë kohën e eksport/importit dhe procedurat doganore” – u shpreh Denaj.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar maksimalisht të japë ndihmesën e saj në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin në Shqipëri, si dhe t’i japë një hov sipërmarrjes shqiptare në këtë kuadër, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme./’//
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll