Nga Thanas Caka
27 Shkurt 1969. Nje dite e ftohte dimri. Ne fshatin Vromero te Sarandes ende pa mbaruar mesimin, nxenesit e vegjei ndoqen me habi dhe frike arrestimin e mesuesit te tyre 37 vjecar .


Andrea Caka mesuesi i tyre dashur gezonte respektin dhe dashurine e prinderve te tyre dhe gjithe fshatit….si kudo ne te gjitha fshatrat ku ka punuar me perkushtim dhe ndershmeri jo vetem per arsimimin por per civilizimin dhe ngritjen e nivelit te jeteses….. qe nga Leshnica….ne Theollogo, Dhrovjan , Qesarat , Aliko, Vane …dhe ne Gjimnazin H.Tahsini.
…Ish Sekretari i Rinise 18 vjecar i Marines Luftarake per 4 vjet ne Durres dhe Vlore…anëtar i PP qe ne moshen 18 vjec….duhet tani te perballonte akuzat qe do ta rendonin pa ditur as ai perse!


Mbahet i izoluar ne bodrumet e DP Brendeshme Sarande. per 4 muaj dhe me 29 qershor {dite e provimit te fundit te matures tone 1969}, paraqitet para Gjyqit te “Popullit” {Ketu mund te qeshet}. Ata qe kishin mundesi te ndiqnin ate seance pane kater deshmimtare {Nje nga dhrovjani…nje nga Dhivri dhe dy nga Leshnica} …te trembur ,te friksuar qe ngaterronin ne menyre qesharake ngjarjet dhe datat e sajuara …dhe te diktuara. Prokurori pompoz TH V nga katedra ligjeronte dhe akuzonte me nje zell te papare {pa asnje lloj fakti} ish shokun e vet…


Nuk duhej ndonje aftesi e vecante per kete…Neni i agjitacionit ishte nje arme precize dhe rezultative per te groposur kedo!
Por njerezit e ndershem, me personalitet, me dinjitet dhe burreri, mbahen mend me respekt dhe admirim….sic ishte Kryetari i Gykates Sabri Rrapi…Diskreditoi deponimet e genjeshterta ….dhe perfundimisht ai Gjyq i bujshem perfundoi me denimin e mesuesit me 5 vjete heqje lirie sipas legjislacionit te asaj kohe per propagande kunder pushtetit popullor !!!
Ishte epilogu i nje kariere te vrullshme dhe te perkushtueshme me idealet e asaj kohe dhe ideologjie…..te cilat mbeten vetem fjale ……..Dhe pastaj ZHGENJIMI…

Ana tjeter e medaljes se ndritur..Denimi u krye ne burgun famekeq te Spacit deri ne diten e fundit.Quhej “RIEDUKIM” per t’u bere perseri i vlefshem per t’i sherbyer shoqerise tone socialiste!!!
Por burgu si brenda telave si jashte tyre, ishte prezent ne cdo moment te jetes. Absurditeti me i madh dhe shpikja monstruoze qe mori emrin “lufta e klasave“ishte arma me rezultative per asgjesimin e kujtdo qe mund te conte koken..qe mund te mendonte e te fliste ndryshe nga ajo qe i servirej…
..Denimi qe total….Per familjen ..per prespektiven e jetes se femijeve..te te afermve..




...Pas kaq viteve dhe meqe pas pak diteve eshte festa e mesuesit mendova t’i bej kete dedikim …qofte dhe me kujtime te tilla te hidhura…mesuesit ANDREA CAKA! Babait tim 89 vjecar sot!!!..///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI