Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3805 testime për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë.
Gjatë ditës së diel janë kryer 1028 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, , 22 raste në Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 2 raste ne Delvinë etj,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.
Statistika (28 Shkurt 2021)
Testime totale 466,785
Raste pozitive 107,167
Raste të shëruara 69,773
Raste Aktive 35,598
Humbje jete 1,796 ////
ME SHUME LAJME
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale