– Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një turi takimesh me qytetarë e biznese në Njësinë Administrative nr.4, prezantoi planin e tij qeverisës pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Basha u shpreh se “problemi kryesor ёshtё qё qeveria qё e ka detyra kryesore tё ndihmoj njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё. Ka lёnё vetёm familjarët, pacientёt, bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve”.
“Unё tё garantoj qё me 25 prill me votёn tuaj kjo do tё ndryshojё. Sepse ta dini nё Maqedoni po jepet paketa e 5-tё e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeverisё qё bizneset e vogla ta ndihmonte me njё çek prej 1000 euro. Tё paktën tё paguanit gjёrat minimale, faturёn, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimё qё xhiroja juaj ka rёnё përtokë. Nё rastin mё tё mirё ka qenë gjysma e xhiros qё ka qenë para njё vitit”, tha ai.
Basha shtoi se “gjёja e parё qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse anti-COVID, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri do ta bёjmё ne realitet”.
“Me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, çfarё vendos poshtё , tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5% tё xhiros sё pronёs, nuk do t’i pranohet pushtetit vendor qё t’i marrё biznesit tё vogёl tarifa qё çfarё do lloji apo taksa qё shpikin siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla”, tha Basha.
Githashtu, ai theksoi se “do keni një pullë atje ke dera, e cila do të ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy”.
Basha shtoi se të gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen, do të ndihmohen ekonomikisht që të paktën të jenë në gjendje të paguajnë shpenzimet minimale të bukës.///Nga atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit