Frika nga pushtimi i ri i Kapitolit ekziston : Nje takimi në Dhomën e Përfaqësuesve u anulua . -njofton media.
Autoritetet në SHBA qëndrojnë në gatishmëri të lartë pas paralajmërimeve për një pushtim të ri të mundshëm të Kapitolit. Dhe për shkak se askush nuk dëshiron të rijetojë atë që ndodhi më 6 janar, Dhoma e Përfaqësuesve anulon takimet! Terrori mbretëron në Uashington dhe pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara, me paralajmërimet se grupet paraushtarake do të fillojnë një pushtim të ri të Kapitolit. Kjo është arsyeja pse Dhoma e Përfaqësuesve po merr masat e veta.
Më herët, televizioni MSNBC raportoi se autoritetet federale kishin paralajmëruar agjencitë e zbatimit të ligjit shtetëror dhe lokal se grupet paraushtarake po diskutonin planet për të sulmuar Kapitolin dhe për të hequr demokratët dhe senatorët në ose afër 4 Marsit.
Forca policore e Kapitolit ka thënë se është e gatshme t’i përgjigjet “çdo kërcënimi”, duke paralajmëruar se ekziston një “plan i mundshëm nga një grup paraushtarak i identifikuar” për të sulmuar Kongresin në 4 Mars.///
ME SHUME LAJME
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata
Nga malet e thepisura te brigjet e kristalta, Shqipëria në “lenten” e blogeres së udhëtimeve