Kryeministri Edi Rama tha sot se “në këtë udhëkryq të luftës kundër COVID-it nuk mund t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosën atë koalicionin tragjiko-komik”.
Në aktivitetin “Rruga drejt 25 Prillit – SHËNDETËSIA QË DUAM”, Rama tha se, “a mundet në këtë udhëkryq t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosën atë koalicionin tragjiko-komik. Atyre që qysh nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan një herë bashkë me ne pranë jush. Atyre që qysh nga dita e parë e kësaj lufte zgjodhën të bëhen aleatë me COVID-in vetëm e vetëm se COVID-i ishte armiku i deklaruar i kësaj qeverie. Atyre që qysh nga dita e parë e kësaj lufte nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, pa akuzuar dhe nxitur panik, pa krijuar alarm, vetëm e vetëm për politikë”.
“A mund t’ju besohet atyre faza finale e kësaj lufte në udhëkryq të 25 prillit, kur personaliteti i tyre më i njohur, më i respektuar, dhe më i dashur, doktor Halim Kosova, del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte”- vijoi ai.
Kryeministri deklaroi se “unë them jo, nuk mund t’i besohet atyre vazhdimi i asnjë prej punëve që kemi nisur. Nuk mund t’i besohet atyre fati i drejtësisë. Jo për 4 vitet e ardhshme, por për një gjeneratë tjetër. Po si mund t’ju besohet atyre fati i luftës në këtë përballje, për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë. Dhe këtu përballemi me një luftë që nuk zgjedh demokratë apo socialistë, nuk sheh majtas dhe djathtas, nuk do t’ja dijë se nga vjen, se nga vjen e kë ke, se sa ke, por godet”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI