Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në zonën e Don Boskos, në Tiranë, ku një 30-vjeçare u hodh nga ballkoni i katit të tretë.
Bëhet me dije se ajo është identifikuar me inicialet S. K, 30 vjeç.
Për pasojë, raportohet se ka ndërruar jetë në vend, pa pasur mundësi për ta dërguar në spital.
Janë të paqarta arsyet që çuan në vetëhedhje, teksa një hetim ka nisur për rastin në fjalë.
Megjithatë, paraprakisht dyshohet se e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade