Sot është afati i fundit për partitë politike në vend, që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të që garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.
Siç është përcaktuar dhe nga KQZ-ja, afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni është ora 00:00. Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.
Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Ilir Meta i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI