– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit, lokalisht reshje me intensitet mesatar (në qarkun Shkodër). Në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje në lartësinë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet të ulët.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek. Deti i forcë 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/15 | diell shi |
| Kukës | 2/8 | diell shi |
| Lezhë | 6/16 | diell shi |
| Dibër | 1/8 | diell shi |
| Durrës | 7/17 | diell shi |
| Tiranë | 8/17 | diell re |
| Elbasan | 6/16 | diell re |
| Berat | 2/17 | diell re |
| Vlorë | 7/18 | diell re |
| Korçë | 0/13 | diell re |
| Gjirokastër | 2/16 | diell re |
| Sarandë | 8/18 | diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI