-Sot mbushet 1 vit nga fillimi i pandemisë COVID-19 në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje betejën një vjeçare të stafeve mjekësore në përballje me pandeminë.
Manastirliu shprehet se mjekët dhe infermierët kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues.
Ajo apelon që t’i ndihmojmë bluzat e bardha të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën në luftë me COVID-19.
“Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës. Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të përballjes me pandeminë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm. Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”, shprehet ministrja.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI