Nje çertifikatë dixhitale për udhetimet jashtë vendit. Kjo eshte “gjetja” e Serbise per te lehtesuara udhetimet jashte vendit dhe per te lehtesuar qarkullimin e grupeve te para te turisteve gjate veres 2021.
Serbia tashmë ka platformën për lëshimin e një çertifikate dixhitale vaksinimi, sipas Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Tatiana Matic.
“Serbia ka përgatitur certifikata dixhitale të vaksinimit që do të lejojë qarkullim më të lehtë dhe udhëtime jashtë vendit dhe ne jemi duke negociuar me Ministrinë Greke të Turizmit për njohjen reciproke të këtyre certifikatave,” tha Tatiana Matic në një intervistë me Televizionin Publik Serb RTS.
Ajo tha se për disa ditë do të mbërrijnë udhëzime specifike nga BE. për formën përfundimtare të certifikatës. Kjo nuk është një pasaportë vaksinimi por një aplikacion dixhital ku do të vërtetohet se dikush e bëri vaksinën ose se ai mori koronavirus ose se ai bëri testin molekular dhe doli negativ.-tha |Ministrja. Matic tha gjithashtu se përveç Greqisë, po zhvillohen negociata me Izraelin dhe Slloveninë për pranimin e ndërsjellë të certifikatave dixhitale.///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër