Ka rene ne pranga te policice nje 30 vjecar . Ai akuzohet per vjedhje me dhune dhe kultivim narkotikesh .policia tha se 30 vjecari ka qene i shpallur ne kerkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftim i i policise vinte ne dukje se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. O., 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Burime policore theksuan se shtetasi G. O, në bashkëpunim me shtetasin S. Ç,( i cili është vënë në pranga nga Policia në muajn Korrik) janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.
•Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI