30-VJETORI I RIVENDOSJES SË RAPORTEVE ME SHBA
Departamenti Amerikan i Shtetit ka kujtuar sot me një mesazh 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
Zëdhënësi i DASH Ned Price deklaron se sot festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar, teksa shprehet shpresëplotë për projektet e së ardhmes.
“Sot ne shënojmë 30-vjetorin e rivendosjes së lidhjeve diplomatike SHBA-Shqipëri. Ne festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar. Ne mezi presim se çfarë mund të arrijmë së bashku duke shkuar përpara”, deklaron Price.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI