Pajisja e brezit të dekadës tjetër me njohuritë bazë për t’i hapur rrugën investimit në dije në shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë është një ndër prioritetet e Partisë Socialiste në Planin e Veprimit 2021-2025 për arsimin.
Në prezantimin e këtij plani, Kryeministri Edi Rama tha sot se “ne nuk vijmë sot në fushën e kësaj ndeshje me një menu dëshirash për të gjithë, Kap Çfarë të Kapësh (KÇK) të quajtur program elektoral, por vijmë me një plan veprimi që është studiuar mirë, është konsoliduar dhe është aty për t’u zbatuar me të gjithë mbështetjen financiare të përllogaritur, sepse ne jemi qeveria sot dhe qeveria nesër, jo KÇK.
Në këtë drejtim, Rama tha se një prej pikave të këtij plani është që gjuha angleze të nisë të mësohet kudo që në klasën e parë dhe të gjithë fëmijët të mësojnë anglishten dhe gjuhën bazë të komunikimit dixhital.
“Kjo, që sot të pajisim brezin e dekadës tjetër edhe në shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI