Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka komentuar situatën e fundit lidhur me vaksinimin me AstraZeneca dhe pezullimin që po i bëhet në shumë shtete të botës.
Ajo tha se EMA dhe OBSH kanë reaguar duke i nxjerrë në pah më shumë efektet pozitive sesa rreziqet.
Rakacolli: A shkakton trombozë është enigmë, nuk është thënë plotësisht, deri tani është thënë që ngjarjet trombotike nuk kanë ndodhur si efekt anësor i vaksinës. Kanë ndodhur pak raste dhe është numër shumë i vogël për të thënë se përbën rrezik. Trombozat ndodhin edhe pa bërë vaksinën. Vaksina nuk të mbon nga sëmundjet e tjera, ndaj ehe nëse nuk do e kishin bërë vaksinën mund të pësonin trombozë. Nuk kemi të drejtë të spekulojmë. Në Shqipëri nuk kemi pasur raste trombotike pas vaksinimit me AstraZeneca.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI