U nënshkrua në Tiranë marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
Në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane, nga Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.
Teksti i “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin”, i miratuar në parim me Vendimin nr.144, datë 10.3.2021 nga Këshillit i Ministrave, i hapi rrugë firmosjes të saj.
Nënshkrimi i sotëm do të pasohet nga përfundimi i proceduarve të brendshme ligjore të secilës palë, deri në botimin në Fletoren Zyrtare.
Firmosja e marrëveshjes u lajmërua nga ministrja Xhaçka, gjatë takimit që ajo pati javën e kaluar në Romë, me homologun italian, Luigi Di Maio, ku u konfirmua dakordësia për një prej marrëveshjeve me ndikim të madh në mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.
“Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ministrja Xhaçka pas takimit, në Romë.Kryeministri Edi Rama shprehet se nënshkrimi i sotëm mbyll procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali.“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”, shprehet kryeministri.
PD reagoi nëpërmjet ish-deputetit Endri Hasa, i cili tha se “historia e njohjes së patentave me Italinë është një histori dështimi 5 vjeçar i qeverisë. PD mundësoi 12 vjet më parë njohjen e patentave shqiptare nga Italia, por ky proces i rëndësishëm u ndërpre gjatë qeverisë së Edi Ramës”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI