Kryeministri Edi Rama ka dhene nje mesazh per qytetaret shqiptare.
“Unë nuk jam i përsorur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë”, tha Rama në mbyllje të fjalës së tij, pak më parë teksa prezantonte programin e PS për mandatin e tretë, për energjinë dhe ujin.
Për energjinë ai prezantoi tre prioritete që kanë të bëjnë me transformimin e nënstacioneve dhe fuqizimin me kapacitete në rrjetin e shpërndarjes, si dhe kalimi në teknologjinë smart. Në madnatin e tretë tha ai, vendi do të ketë ujë dhe energji 24 orë.
“Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush”, u shpreh kryeministri, dhe theksoi se do që djali i tij i vogël dhe fëmijët e shqiptarëve të rriten në vendin e tyre.
“Unë nuk jam i përsorur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku cdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar”, shtoi ai.///
ME SHUME LAJME
Ksamil. IKMT nis prishjen e 10 ndërtimeve pa leje.
Sarandë. Këshilli bashkiak mblidhet të enjten.Në fokus: investimet publike në infrastrukturën rrugore dhe këshilli artistiko-kulturor
Memorie. Dakau, kampi ku humbën jetën mijëra njerëz, mes tyre edhe shqiptarë