– Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e konsideron përdorimin e vaksinës antiCOVID-19 “AstraZeneca” të sigurt, pavarësisht raporteve në lidhje me mpiksjet e gjakut.
”Mbërritëm në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive”, tha EMA.
“Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut”, theksoi ajo.
“Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, përfundon EMA.
“Duke vaksinuar miliona njerëz, është e pashmangshme që të ndodhin raste të papritura”, deklaroi nga ana e saj kreu ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke, duke specifikuar se situata me vaksinën AstraZeneca “nuk është e papritur”./atsh-dpa///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese