/08.04.2020/ Shkon në 154 numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 në vend, pasi 23 persona të tjerë u kanë rezultuar negative testeve pas infektimit ditën e sotme. Lajmi konfirmohet nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe kreu i qeverisë Edi Rama.
Kryeministri, por edhe ministrja Manastirliu e kanë cilësuar shërimin e 23 pacientëve të tjerë gjatë 24 orëve të fundit si një lajm të mirë.
Deri tani 154 persona janë shëruar pas infektimit nga virusi vdekjeprurës i COVID-19 në Shqipëri, 22 prej të cilëve janë mjekë dhe infermierë, pjesë e personelit shëndetësor.
Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë 2 javëve të fundit! Ditën e sotme nga 182 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 6 raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383. Ndërsa deri tani janë regjistruar 22 viktima.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
Tiranë 181 raste
Shkodër 44 raste
Durrës 38 raste
Fier 26 raste
Korçë 17 raste
Lezhë 14 raste
Has 12 raste
Elbasan 11 raste
Kavajë 8 raste
Lushnje 5 raste
Krujë 5 raste
Vlorë 5 raste
Rrogozhinë 4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 3 raste
Berat 2 raste
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI