SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dekriminalizimi/ Celibashi: Rreth 15 kandidatë do të verifikohen, do ia dërgojmë Prokurorisë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur rreth problematikave me kandidatët për deputetë që janë në listat e partive për zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur në një intervistë televizive për rastin e Tom Doshit, për të cilin u kërkua nga Ambasada e SHBA që të mos kandidonte, Celibashi ka thënë se do t’i drejtohet Prokurorisë për të bërë një verifikim më të thellë.

“Për sa i përket Doshit si kandidat për deputet. E kam thënë dhe herë të tjera publikisht. Si për këtë, dhe për të tjerë, nëse do të jetë rasti që ka nevojë për të verifikuar në lidhje me gjendjen e tyre dhe statusin e tyre në raport me ligjin penal, KQZ do ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë akoma më shumë me një shpejtësi në kuotim të kohë ndoshta më të shtuar për raste për të cilat ka interes të shtuar publik, apo ka interes edhe nga partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë ”, tha ai.

I pyetur nëse KQZ po e kalon këtë çështje tek Prokuroria për të transferuar përgjegjësinë, Celibashi tha se, “KQZ nuk është se është duke e transferuar përgegjësinë e vet në lidhje me këtë çështje tek institucione të tjera. Ne jemi tek procesi i verifikimit, sipas ligjit kërkon edhe angazhimin e institucioneve të tjera në rastin konkret, por dhe në raste të tjera të ngjashme, ne i drejtohemi institucionit të Prokurorisë. KQZ bën administrimin dhe vlerësimin e dokumentacionit që i vihet në dispozicion”, theksoi ai.

Më tej Celibashi tha se përveç Tom Doshit janë rreth 15 kandidatë që do të verifikohen, pasi ka indicie se kanë probleme me dekriminalizimin.///

error: