SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha në Berat: Aksi ekonomik, tregtar dhe turistik Hani i Hotit-Përmet, ndër projektet e investimeve në infrastrukturë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Berati u shpreh se ndryshimin e kërkojnë nga jugu deri në veri dhe ndryshimi do të vijë nga të gjithë shqiptarët.

Ai gjithashtu bëri një ecje tek Ura e Velabishtit, e cila, sipas njoftimit nga PD, është një nga urat që u projektua nga Partia Demokratike, duke u shprehur se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do ta rimarrë projektin dhe do ta çojë deri në fund.

“Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme, prekëse dhe emocionuese në Beratin e civilizimit, në Beratin e kulturës dhe të krenarisë tonë. Jam shumë i prekur dhe i emocionuar nga kjo pritje këtu në Beratin e lashtësisë, në Beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim! Në rrugëtimin tim, nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe jemi forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur”, tha Basha.

Basha tha se është e padiskutueshme që boshti që fillon nga Hani i Hotit e deri në Përmet dhe kjo urë me përmasat siç është projektuar nga  ne do të jenë prioritet i investimeve të infrastrukturës nga qeverisja e ardhshme.

“Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tendera korruptive dhe me fasada që i prish shiu i parë. Dhe kjo është një pjesë jetike e një aksi të fuqishëm ekonomik dhe tregtar dhe turistik. Hani i Hotit-Përmet do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës padiskutim që do të përfundojmë edhe ato projekte që i kishim nisur që në 8 vite me radhë i lanë në vendnumëro”, tha Basha.

“Se çfarë kanë bërë s’ka nevojë të ma thuash mjafton të shikosh Unazën e Tiranës që 8 vite e lanë në vendnumëro dhe kosto ekonomike, shkatërrimi i ambientit, i mjedisit, i cilësisë së ajrit i kushton qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë ditë për ditë vetëm e vetëm sepse për 8 vite me radhë lekët e shqiptarëve i morën dhe i degdisën në xhepat e një grushti njerëzish”, u shpreh kryetari i PD-së.

“Por po ju them edhe njëherë dje isha në Gjirokastër dhe u mahnita tani kjo surpriza e Beratit më emocionon. Më latë pa fjalë. Kudo që shkoj e prek shpresën dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Të gjithë bashkë do ta bëjmë  këtë ndryshim të mundur duke dalë masivisht në votime dhe në këtë mënyrë do të fitojë i gjithë Berati, e gjithë Shqipëria. Nuk do të diskriminohet askush.  Fitorja jonë do të jetë fitore e të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Basha, takim në një biznes artizan

Kreu i PD-s ka vizituar një biznes artizan. Duke theksuar veçantinë që ka qyteti i Beratit si një nga 30 qytetet e rralla të botës, Basha tha se është një mëkat që sot ai vuan mungesën e turistëve.

Ai përsëriti zotimin e tij se qeveria e ardhshme do të fokusohet që bukuritë e Beratit dhe të Shqipërisë t’i ekspozojë sa më mirë në sytë e qytetarëve europianë. Ai gjithashtu tha se duke liruar nga çdo detyrim tatimor dhe duke e subvencionuar biznesin e artizanatit, krijohet mundësia që ky profesion i veçantë të mbetet një nga trashëgimit e rralla të Shqipërisë.

“Unë dua t’ju përsëris një zotim që  ia thashë edhe një zonje në Gjirokastër që nuk mund të ketë turizëm pa zhvilluar ato veçori që i kthejnë sytë atyre turistëve europian, amerikanë, perëndimorë, por jo vetëm nga Shqipëria. Sepse ne vërtet kemi plazhe të mrekullueshme, kemi detin, kemi ushqimin. Pra, kemi kaq shumë për të ofruar të cilën duhet realisht ta mbështesim dhe ta fusim në vëmendjen e turistit dhe ta fusim në treg”, tha ai.

“Artizanati që është zhvilluar ndër shekuj nuk mund ta lëmë të vdesë në këtë dekadë  që është dekada ku ne duam ta fusim Shqipërinë  në hapin e turizmit botëror. Kjo bëhet së pari duke defiskalizuar plotësisht artizanatin. Pra, duke e liruar nga çdo detyrim tatimor dhe e dyta duke e subvencionuar”, tha Basha.///atsh///

error: